Agjencia Zhurnal.mk.

Dy sulme fizike në Tetovë pas mosmarrëveshjeve në komunikacion janë denoncuar në polici

Tetovë, 31 tetor – Policia e Tetovës shënoi dy denoncime të cilat kanë të bëjnë me zënkat pas mosmarrëveshjeve në komunikacion, ndërsa më vonë ka pasur edhe sulme dhe zënka fizike të cilat kanë ndodhur në rrugët e qytetit.

 

“Më 30.10.2021 në orën 16:30 në SPB Tetovë M.A. (28) nga fshati Shipkovicë i Tetovës ka denoncuar se ditën e njëjtë rreth orës 16:00 pas një zënke paraprake rreth komunikacionit fizikisht ishte sulmuar nga një person i moshës prej rreth 30 vjet. Më vonë rreth orës 19:20 në SPB Tetovë B.M. (24) nga Tetova ka denoncuar se ditën e njëjtë rreth orës 17:35 në rrugën ‘Mihajllo Rajçeviq” pas një mosmarrëveshje në lidhje me veturën e parkuar fizikisht ishte sulmuar nga personi M.U. (34) nga Tetova”, informojnë nga SPB Tetovë.

Policia tani po punon në zbardhjen e rasteve dhe parashtrimin e padive adekuate. 

Related posts

Dimitrov – Juratoviq: Periudha e ardhshme vendimmarrëse për të ardhmen e eurointegrimit të rajonit

D V

Editorial/ Mosdhënia e dokumenteve personale do të lë shumë qytetarë të bllokuar

Z H

Bujar Osmani: Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ishin të suksesshme, Qeveria mbetet stabile

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More