Agjencia Zhurnal.mk.

Dy shtetas të RMV-së të përfshirë në një vrasje në Belgjikë, Prokuroria e Shkupit siguron prova

Shkup, 26 tetor – Prokuroria Publike e Maqedonisë informon se duke vepruar në bazë të kërkesës për ndihmë juridike ndërkombëtare, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ndërmorën disa veprime komplekse hetimore me kërkesë të autoriteteve hetuese belge, duke përfshirë dy bastisje në Shkup për të siguruar prova për vrasjen e kryer në Belgjikë.

Prokurorët belgë po hetojnë vrasjen e kryer në Ostend të Belgjikës, pasi trupi i pajetë i një gruaje u gjet i hedhur pranë kufirit mes Belgjikës dhe Holandës më 21 mars.

“Në procedurën e mëparshme të organeve hetimore belge janë siguruar prova për përfshirjen e dy shtetasve të RMV-së në këtë ngjarje, njëri prej të cilëve tashmë ndodhet në paraburgim në Belgjikë dhe në pritje të gjykimit. Në bazë të urdhëresave të dhëna nga Gjykata Themelore Penale Shkup, bastisje janë kryer edhe në dy lokacione në Shkup. Prokurori publik dhe qendra hetimore e prokurorisë së Shkupit, si dhe disa pjesëtarë të MPB-së, të gjitha veprimet i kanë kryer në përputhje me kërkesën për ndihmë juridike ndërkombëtare”, thonë nga Prokuroria.

Nga ana belge, gjatë hetimeve në Shkup, ishin të pranishëm një gjykatës hetues, prokuror publik dhe përfaqësues të policisë federale belge, të cilët e vlerësuan lart bashkëpunimin me autoritetet hetuese maqedonase.

“Ky rast është shembull i vërtetë shkollor i bashkëpunimit të përsosur ndërkombëtar ndërmjet prokurorëve publikë dhe policëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe autoritetet gjyqësore dhe policore evropiane”, tha presidenti i Departamentit të Hetimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Flanders Perëndimore, gjyqtari hetues Kun Vituk, pas veprimit në të cilin u siguruan prova të rëndësishme për procedurën para gjykatës belge.

Related posts

Kapen lëndë narkotike në Kumanovë, ndalohen dy persona

D V

Gjendet një granat e pashpërthyer në Kumanovë

D V

Digjet një veturë në Gostivar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy