Agjencia Zhurnal.mk.

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut arrestohen në Itali për kontrabandë me drogë

Policia italiane i arrestoi dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, njëri prej tyre pa leje qëndrimi në këtë vend, për tregti të palejuar me mjete narkotike.

Duke iu referuar policisë italiane, Top channel, transmeton se prej 680 kilogramët e konfiskuara të hashashit dhe marijuanës madje 600 kilogram janë zbuluar në një kamion të cilin e kanë drejtuar shtetasit e Maqedonisë. Tek njëri prej tyre është gjetur pistoletë “magnum” me plumba.

Ndërsa 80 kilogramët e tjerë janë zbuluar në një makinë, të përgatitur për transport, në të cilën kanë qenë dy shtetas shqiptarë, të cilët gjithashtu janë arrestuar.

Thuhet se të katërt kanë jetuar midis Alesandrinos dhe Astit, ndërsa ekzistojnë baza dyshimi se droga është trafikuar nga Shqipëria.

Përveç drogës në aksion janë konfiskuar armë dhe 3.300 euro. Në interes të hetimit nuk jepet identiteti i të arrestuarve, baza e së cilëve ka qenë në një depo pranë një objekti tregtar.

Related posts

Aksident trafiku në autostradën Shkup-Kumanovë, lëndohen disa persona

Xh M

Me pistoletë plastike tentoi të grabisë bastoren në Shkup

Xh M

Arrestohet personi nga Gostivari, i mbajti mbyllur në shtëpi mjeshtërit pasi nuk ishte i kënaqur me punën e tyre

Xh M