KEK-u ka barazuar në shtëpi me Prizrenin, në takimin që u mbyll pa gola, 0-0, shkruan Gazeta Olle.
Ishte ky barazimi i parë për KEK-un pasi në tri ndeshjet e para kishin fituar pikë të plota.
Në ndeshjen tjetër, Behari ka mposhtur me rezultat të thellë 3-0 Vëllazërinë.
Për vendasit ishte kjo fitorja e parë, ndërsa mysafirët mbeten ende pa pikë.
Kurse të dielën (nesër) do të zhvillohen edhe pesë ndeshje tjera interesante në kuadër të Ligës së Dytë.
/Gazeta Olle/