Agjencia Zhurnal.mk.

Dy ndeshje interesante zhvillohen në BKT Superligë, nxehtë në Lipjan dhe Skenderaj

Pas pauzës prej dy javëve, elita e futbollit kosovar, BKT Superliga rikthehet në aksion sot me dy ndeshjet e para të xhiros së nëntë.

Skuadra e rikthyer në elitë, Ulpiana do të luaj për herë të këtë edicion në stadiumin e qytetit në Lipjan.

Lipjanasit do të jenë nikoqir të skuadrës gjilanase Drita me fillim nga ora 13:00.

Vendasit në këtë takim vijnë pas humbjes 1-0 nga Feronikeli, derisa Drita pas barazimit pa gola 0-0 me Prishtinën.

Interesant pritet të jetë edhe sfida në Skenderaj, ku Drenica do të jetë nikoqire e Feronikelit.

Drenica vjen në këtë takim pas humbjes nga Ballkani dhe kërkon të rikthehet te fitoret.

Në anën tjetër Feronikeli pas fitores ndaj Dukagjinit kërkon të vazhdojë ecurinë e rezultateve të mira dhe udhëton në Bajram Aliu për të shkaktuar befasi.

Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00.

 

Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00.

Related posts

Nënkryetarja bullgare Jotova për vizitë në Ohër

Xh M

Ministri i Punëve të Brendshme pret regjistrim të suksesshëm të popullatës

N E

Interesim i madh për ndeshjen Ulpiana – Gjilani, shumë tifozë mbesin pa bileta

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More