Shkup, 4 maj – Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për politikë të jashtme dhe Komisioni ligjvënës-juridik.
Anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme do të diskutojnë për Propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të lejeve për operator të autorizuar ekonomik – siguri (OEOS) dhe për Propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e veterinarisë, sigurisë së ushqimit dhe të ushqimit të kafshëve dhe zonës fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
Këto pika do të shqyrtohen edhe nga anëtarët e Komisionit ligjvënës-juridik. Në rend dite të seancës janë edhe Propozim ligji për plotësim të Ligjit për mjedis jetësor dhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për strehim, me procedurë të shkurtuar.
Pres-shërbimi i Kuvendit paralajmëron edhe se Klubi për çështje dhe politika rinore të Kuvendit sot do të ketë takim me Institutin për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike në temë: “Digjitalizimi si mjet i të rinjve për vendosjen e mjeteve të reja për menaxhim të mirë”.