Agjencia Zhurnal.mk.

Dy grupe të qytetarëve të Kumanovës janë grindur fizikisht

Shkup, 10 nëntor – Dy grupe kumanovarësh dje janë grinder fizikisht në Qendrën për punë sociale, kumtoi sot policia.

 

Dje në ora 11:18 minuta në SPB Kumanovë, J.I. (35) nga Kumanova ka denoncuar se në Qendrën për punë sociale në Kumanovë është sulmuar fizikisht nga L.A. (22).

“Nëpunësit policorë kanë dale në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se në Qendrën për punë sociale është shkaktuar grindje fizike midis I.J., M.I. (39) dhe V.I. (18) nga njëra anë dhe L.A. (22) dhe K.A. (51) nga ana tjetër, të gjithë nga Kumanova. Personave u është përgatitur raport për kundërvajtjen e konstatuar sipas nenit 11 nga Kodi për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike”, kumtuan nga SPB Kumanovë.

Kompetentët nga Qendra për punë sociale Kumanovë informojnë se grindja ka ndodhur jashtë hapësirave të institucionit.

Related posts

Arjanit Hoxha: Ali Ahmeti duhet të bëhet gati për në opozitë

I Z

KSHZ: Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, pa pengesat e para dy javëve

D V

Nikolovski: Finalizohet propozim ligji për origjinën e pronës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More