Agjencia Zhurnal.mk.

Dusharm: Banka Popullore realizoi suksese të jashtëzakonshme në sferën e statistikës

Shkup, 21 tetor – Banka Popullore numërohet në mesin e bankave qendrore të cilat, edhe krahas pandemisë, pa ndërprerje e avancojnë statistikën e tyre. Të dhënat statistikore të cilat i publikon Banka Popullore janë harmonizuar me standardet më të larta ndërkombëtare të cilat i plotësojnë 26 vende në botë, theksoi drejtori i Departamentit për Statistikë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Luj Mark Dusharm në takimin me ekipin e Bankës Popullore i kryesuar nga guvernatorja Anita Angellovska – Bezhovska në kuadër të Takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Sipas Dusharm, është arritur shumë edhe në planin e shpërndarjes së të dhënave, pasi ka filluar të punojë portali statistikor “NBStat”.

Dusharm, siç bëri të ditur Banka Popullore, ka theksuar se realizimi i BP-së në sferën e statistikës, veçanërisht gjatë dy viteve të kaluara, ka kontribuuar për suksese të jashtëzakonshme të cilat janë me rëndësi të madhe për sistemin gjithpërfshirës statistikor të shtetit. Në takim ishte theksuar se publikimi i të dhënave statistikore është e rëndësishme edhe për ekonominë në tërësi, sepse jep bazë për sjelljen e vendimeve të drejta, si nga hartuesit e politikave, ashtu edhe nga sektori i korporatave. Është vlerësuar se nga fillimi i krizës së koronës, Banka Popullore i ka realizuar të gjitha hulumtimet statistikore pa vonesë.

Në takim ishte theksuar se Banka Popullore vazhdimisht punon në përmirësimin e transparencës, cilësisë dhe vëllimit të të dhënave statistikore të cilat i përgatit, si dhe në rrumbullakimin e treguesve të cilët janë kompetencë e saj në përputhje me standardin më të lartë statistikor për përhapje të të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Banka Popullore, para më pak se një vit, filloi me publikimin e të dhënave për xhirollogaritë vjetore financiare në ekonominë vendore, të cilët i shënojnë situatat e mjeteve financiare dhe detyrimeve. Ky ishte hap i rëndësishëm për sistemin vendor statistikor, sepse këto të dhëna japin informacione të hollësishme për situatën dhe ndryshimet e mjeteve financiare dhe detyrimeve të disa sektorëve, struktura e tyre për instrumente të ndryshme financiare, si dhe ekspozim të ndërsjellë financiar për disa sektorë. Prej atje, xhirollogaritë financiare janë burim i rëndësishëm i informacioneve për hartuesit e politikave ekonomike”, thuhet në kumtesën e BP-së.

Banka Popullore përmes më shumë projekteve me FMN-në, Bashkimin Evropian dhe Sekretariatin Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), punon edhe në përforcimin e kapaciteteve statistikore.

Në takim mori pjesë edhe ekipi i Ministrisë së Financave i kryesuar nga ministri Fatmir Besimi.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy