Agjencia Zhurnal.mk.

Durimit po i vie fundi? Pas takimit me Kovaçevskin, Rama: Në Qershor ndahemi nga Maqedonia e Veriut

Bruksel, 12 Maj – Qeveria shqiptare pret edhe këtë vit një raport-progresi pozitiv për rrugëtimin drejt anëtarësimit nga Komisioni Evropian. Por Kryeministri nuk duket dhe aq optimist për qëndrimin që do të mbajë Këshilli Evropian që do të mblidhet në fund të Presidencës franceze, sa kohë që ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ende mbetet i pazgjidhur.

 

“Ne jemi në pozicionin që dihet, do presim dhe presidencën franceze. Këtu çështja është tek Bullgaria që ka marrë peng Maqedoninë dhe që si rezultat, ka bërë që ne të jemi peng i një ngërçi të madh që ne nuk kemi lidhje fare. Ndërkohë, besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë. Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, siç e kemi thënë dhe siç e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t’u ulur formalisht në tryezë për negociata”.

Pas takimit në Bruksel të organizuar nga kreu i politikës europiane me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama pohon se përgatitën një propozim të përbashkët për një ndihmë financiare nga BE për të përballuar dhe pasojat e luftës në Ukrainë.

“Bashkimi Europian është një makineri e rëndë dhe e madhe, që edhe kur ka kthesa për të marrë, i merr shumë ngadalë, gjithçka është e hapur dhe gjithçka mund të ndodhë. Mund të ndodhë që të ketë një ndryshim të rëndësishëm. Mund të ndodhë që mund të mos ndodhë asgjë, kjo është e gjitha për t’u parë”.

Më optimist duket për ecurinë e nismës Ballkani i Hapur nisur dhe nga gatishmëria e Kryeministrit të ri të Malit të Zi për t’ju bashkuar Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë.

Por fakti që nuk janë në një mendje me Kosovën sa i takon Open Balkan, për Kryeministrin shqiptar nuk duhet të vendosë aspak në dyshim që Shqipëria e mbështet çdo nismë të saj që e integron në organizatat ndërkombëtare siç është aplikimi në Këshillin e Europës.

“Ne nuk kemi asnjë ekuivok. Ne jemi në mbështetje absolute të Kosovës në çdo hap dhe për çdo gjë që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar. Kur vjen puna tek demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën. Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën”.

Related posts

Tupançeski u takua me përfaqësues të UNICEF-it

Xh M

Ilire Dauti: Kjo qeveri njihet për rritjen e tatimeve dhe kontributeve

D V

Kërkohet heqja e nenit 12 nga propozim ligji për projektet infrastrukturore nga korridoret 8 dhe 10

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More