Agjencia Zhurnal.mk.

“Durant shou” – Nets marrin fitore të rëndësishme ndaj Wizards

Kevin Durant grumbulloi 28 pikë, 11 asistime dhe nëntë kërcime për të ndihmuar Brooklyn Nets-in vizitues që të mos e vërejë mungesën e Kyrie Irving dhe të fitojë 128-86 ndaj Washington Wizards të premten.

12 herë All-Stari pati një natë fantastike, duke e udhëhequr ekipin e tij drejt fitores tetë në po aq ndeshje sezonale në NBA.

 

Nic Claxton i Brooklyn regjistroi 18 pikë dhe nëntë kërcime, ndërsa Cam Thomas kontribuoi me 17 pikë dhe gjashtë asistime nga stoli.

Yuta Watanabe shënoi 14 pikë, Royce O’Neale shtoi 13 pikë me tetë asistime dhe Edmond Sumner, që startoi në vend të Irvingut të suspenduar, shënoi 11 pikë.

Si përfundim, Nets akoma mbeten në zonën e poshtme të tabelës, por kjo fitore jep shpresë se mund të ngrihen.

Related posts

Klopp për Salah: Çfarë lojtari, goli ishte klas i pastër botëror

D V

Zbulohet plani i Barcelonës, katalunasit do ta ofrojnë një futbollist për t’i marrë shërbimet e Traores

D V

Orsato po cilësohet si gjyqtari më i dobët i këtij sezoni në Serie A, sidomos për ndeshjen Milan-Atalanta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More