Agjencia Zhurnal.mk.

Dukesha Kate Middleton mahnit me dukjen elegante, ndërsa u shfaq me një fustan të ricikluar në eventin e bamirësisë

Dukesha e Kembrixhit u shfaq një model flokësh të ri dhe fustan elegant të ricikluar, duke i mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj në Royal Variety Performance mbrëmë (e enjte).

 

Kate, 39 vjeçe, dukej sensacionale e veshur me një fustan të gjelbër me xixa të dizajnuar nga Jenny Packham, të cilin e veshi për herë të parë në një turne në Pakistan në vitin 2019.

Megjithatë, më shumë në vëmendje ishin flokët e saj, në modelin e ri me kaçurrela të kthyera anash, shkruan DailyMail.

Duke përshëndetur Royal Variety Performance për edicionin e 94-të të organizimit, e cila këtë vit u mbajt në Royal Albert Hall, prezantuesi Alan Carr i tha dukeshës: “Ti dukesh absolutisht e bukur”.

Duke iu drejtuar dukës, komediani shtoi: “Zotëri, jam i sigurt që ju nuk e dini kush jam unë, por nuk po ngacmoj gruan tuaj”.

Para performancës, një buqetë me lule iu dhurua dukeshës nga dhjetë vjeçari Poppy Clee dhe programi i shfaqjes iu dha dukës nga dhjetëvjeçari Rowan Clarke, i cili u pyet nga Princi William për llojin e muzikës që i pëlqen.

Vitin e kaluar, ngjarja e bamirësisë u mbajt në “Blackpool Opera House” para një publiku virtual për shkak të pandemisë Covid-19.

Presidentja e eventit të bamirësisë, “Royal Variety”, Laurie Mansfield, tha pas shfaqjes së mbrëmshme: “Është fantastike që është shfaqja është rikthyer, duke sjell argëtim për një audiencë të plotë prej 5,000 personash. Është thjesht e jashtëzakonshme në këto kohë për bamirësinë, është një dhuratë nga perëndia”, shtoi ajo.

Duka dhe dukesha ndoqën shfaqje nga shumë fytyra të famshme, duke përfshirë muzikë të luajtur nga: Years & Years, James Blunt, Elvis Costello, Gregory Porter dhe Anne-Marie.

Kasti i prodhimit të “Matilda The Musical” nga Royal Shakespeare Company, të cilët po festojnë dhjetë vjet në West End, performuan gjithashtu në këtë ngjarje bamirësie, si dhe kasti i “Moulin Rouge The Musical” dhe “Cirque du Soleil”.

Duke festuar 100 vjetorin e patronazhit mbretëror, Mbretëresha i shkroi një letër Royal Variety Charity duke dërguar urimet e saj më të mira për mbrëmjen. Ngjarja organizohet për të mbledhur para për të ndihmuar ata njerëz nga bota e artit që kanë nevojë për kujdes dhe ndihmë.

Nëna e tre fëmijëve, e cila dukej pozitivisht shkëlqyese, kishte një makijazh më të rënduar se zakonisht në fytyrën e saj, duke zgjedhur hije tëzeza te pjesa e syve dhe një buzëkuq rozë.

Ajo vuri një palë vathë prej ari të markës “Missoma”, duke mos mbajtur bizhuteri të tjera përveç unazave të fejesës dhe martesës, dhe mbante një çantë të thjeshtë të gjelbër të bërë me porosi nga Jenny Packham, e cila plotësonte veshjen e saj.

Ngjarja është në ndihmë të Shoqatës Bamirëse të Varieteteve Mbretërore, në të cilën mbrojtësja është madhëria e saj, Mbretëresha Elizabeth II.

Paratë e mbledhura nga shfaqja ndihmojnë qindra artistë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe ndihmë si pasojë e pleqërisë, sëmundjes ose kohëve të vështira. Ky shënon njëqindvjetorin e mbretit në fuqi, duke filluar me Mbretin George V në vitin 1921.

Mbrëmja drejtohet nga Alan Carr dhe përfshin performanca nga emrat e njohur si: Ed Sheeran, Sir Rod Stewart, kasti i “Matilda The Musical”, Anne Marie, Years and Years, kasti i “Cirque du Soleil”, James Blunt, kasti i “Moulin Rouge The Musical” dhe “The Messoudi Brothers”.

Në vitin 2021, Royal Variety Charity ka vazhduar të mbështesë anëtarët e industrisë së artit me skemën e saj të granteve mbarëkombëtare, duke ndihmuar shumë njerëz që i ka gjetur ky vit në një situatë të vështirë.

Royal Variety Charity gjithashtu vazhdon të menaxhojë shtëpinë e saj të kujdesit, “Brinsworth House” në Twickenham.

Stafi i infermierisë dhe kujdesit kanë siguruar që shtëpia të mbetet një vend sigurie, paqeje dhe lumturie për anëtarët në pension të industrisë së artit.

Banorët tani janë rikthyer duke treguar aftësitë e tyre teatrale dhe madje duke prodhuar dhe interpretuar shfaqjet e tyre skenike. 

Related posts

Poem Blu sapo tha fjalën e parë!

R Zh

Ronela dhe Zerka bëhen bashkë pas ndarjes, këngëtarja nxjerr foton

D V

Ava Max paralajmëron projektin të ri: Brenda pak javësh do të ndajë me ju diçka shumë speciale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More