Zgjedhjet e ditës së diel në komunën Butel të Shkupit kanë rëndësi të dyfishtë për banorët shqiptarë të kësaj komune. Përveç për politikat lokale, ata të dielën vendosin nëse do të lejojnë, ose nuk dotë lejojnë kthimin e Johan Tarçullovskit në politikë.
Tarçullovski mund të kthehet në politikë, nëse fiton kandidati i VMRO-DPMNE-së, Darko Kostovski, kumbarë i të dënuarit nga Tribunali i Hagës përkrime luftarake në fshatin Luboten.
Shqiptarët e Lubotenit dhe mbarë Butelit duhet të votojnë Smilevskin, sepse ai në bashkëpunim me kryetarin e qytetit të Shkupit Petre Shilegov, realizuan projekte miliona euroshe. U ndërtuan bulevarde që komunën e Butelit e shkarkuan nga kaosi në trafik dhe e bënë një komunë me mundësi më të madhe progresi.
Në bulevardin “Sllovenia” është krijuar hapësirë për një lagje të re dhe modern, që Butelin do ta bëjë komunë më të bukur edhe se komuna Qendër. Kryetari I tanishëm Velimir Smilevski insistoi deri në fund që të ndryshojë Plani Detal Urbanistik (PDU) për ndërtimin e kësaj lagje. Nga ky Plan përfitojnë shqptarët, pronar të tokës rreth bulevarit “Sllovenia”, kurse është kandidatii VMRO-DPMNE-së, Darko Kostovski ai që e kundërshtoi planin, duke u betuar se nëse zgjedhet kryetar komune, do ta shfuqizojë.
Ndërkohë, kaluan 20 ditë të fushatës dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së nuk dha asnjë shenjë se është penduar për shoqërimin me Tarçullovskin në të kaluarën. Para disa ditëve u publikuan incizime sipas të cilave Kostovski ka qenë njeriu që ka udhëhequr turmën në protesta duke brohoritur thirrje antishqiptare siç janë frazat e tyre të njohura mirë tashmë “le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar” dhe “Maqedoni e pastër etnike”.
Dhe si mund të lejojnë shqiptarët që një kandidat me mentalitet të atillë të fitojë në qytetin e tyre? Kuptohet se nuk do të lejojnë, sepse kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristojan Mickovski sot e kësaj dite nuk ka kërkuar nga Kostovski ti largojë nga profili fotografitë me kumbarin e tij, Johan Tarçullovski.
Në vend të pajtimit VMRO-DPMNE si duket zgjodhi t’i provokojë shqiptarët e Butelit dhe nuk diti të reflektojë pozitivitet. Me fotografi të Tarçullovskit, nuk reflektohet pozitivitet, sepse atë nuk e kanë dënuar gjykatat e vendit, por e ka dënuar Tribunali i Hagës për krime lufte ndaj shqiptarëve. VMRO-DPMNE si duket harroi se fituesin në komunën e Buteit e caktojnë votuesit shqiptarë. Nga ana tjetër Smilevski për katër vite tregoi se të gjithë qytetarët e komunës i trajton dhe respekton njësoj, pa dallim se çfarë nacionaliteti janë. Me këtë ai meritoi edhe një mandat tjetër të pastër si loti.