Agjencia Zhurnal.mk.

Dukagjini sot i kthehet stërvitjeve për pranverën e zjarrtë

Dukagjini kthehet në stërvitje në stadiumin “18 Qershori” në Klinë për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Sot nga ora 11:00 të besuarit e Armend Dallkut do të jenë në fushë.

“Klubi futbollistik Dukagjini ju rikthehet stërvitjeve. Ditën e enjte (06.01.2022) ne stadiumin “18 Qershori” Klinë, me fillim nga ora 11:00, fillojnë përgatitjet për sezonin pranveror”, thuhet në njoftim.

Dukagjini ka një punë jo edhe aq të lehtë në stinorin pranveror, pasi duhet ta sigurojë mbijetesën.

Një luftë tjetër e tyre është edhe ajo në Kupën e Kosovës, ku do të përballen me Gjilanin si mysafir. /Gazeta Olle/

Related posts

Ballkanin Perëndimor e pret ende shumë rrugë deri në anëtarësim të plotë në BE

Redaksia

Sot festohet 28 Nëntori – Dita e Flamurit

Redaksia

Trençevska: Mbrojtja sociale është prioritet i jonë dhe çdo ndihmë është e mirëseardhur

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More