Në këto ditët e fundit kur rastet vetëm po shkojnë duke u rritur, skuadra e Dukagjinit po jep një shembull shumë të mirë, duke u vaksinuar para fillimit të edicionit 2021/2022.
Drejtuesit e klubit, stafi i trajnerëve, por edhe lojtarët kanë marr vaksinë kundër COVID-19.
Superliga e Kosovës do të fillojë më 21 gusht, ndërsa afati kalimtar do të përfundojë më 15 gusht.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Armend Dallku, ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Ballkanit në Suharekë.