Agjencia Zhurnal.mk.

Dukagjini bën goditjen e madhe, prezantohet Ahmed Januzi

Skuadra e rikthyer në elitë, ka bërë goditjen më të madhe deri tani.

Sulmuesi me përvojë të madhe vendore e ndërkombëtare, Ahmed Januzi është bashkuar me klinasit.

Me transferimin e Januzit, Dukagjini konfirmon se do të jetë arrë e fortë për gjitha skuadrat në Superligë.

Postimi i plotë i klubit:

????? ??????, ???-?????????? ? ?????̈????? ?ë ??????̈????̈, ???? ?????̈ ? ??????????

Sulmues me përvojë shumë të madhe edhe në Europë, më saktësisht në futbollin ukrainas, ku për dhjetë vjet ishte aktivizuar te klubi Vorskla në Ukrainë.

Me Vorsklan, në mbi 200 paraqitje zyrtare, realizoi 30 gola dhe 18 asistime. Januzi vjen nga skuadra e Llapit.

I lindur më 8 korrik 1988, tridhjetetrevjeçari karrierën e filloi te klubi i vendlindjes Vushtrria, më pas kaloi në Shqipëri te Besa e Kavajës, nga aty vazhdoi në Superligën e Ukrainës. U rikthye në futbollin kosovar te Prishtina, ndërkohë gjatë sezonit të fundit ishte pjesë e Llapit.

Ahmedit i urojmë mirëseardhje dhe me klubin e Dukagjinit i dëshirojmë shumë suksese!

/Gazeta Olle/

Related posts

Prishtina zbulon çmimin e biletave për ndeshjen ndaj Bodo/Glimt

Redaksia

UNT shënoi 6 vjetorin e themelimit

Z.H

Milloshoski: Qeveria është organi i vetëm që mund ta refuzojë ose pranojë kornizën negociuese

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More