Agjencia Zhurnal.mk.

Duka i prezantoi aktivitet dhe planet e realizuara për vitin e ardhshëm

Dibër, 31 dhjetor – Ditën e fundit të vitit kalendarik, tradicionalisht, kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, në takim me gazetarët i prezantoi aktivitetet dhe planet e realizuara për vitin e ardhshëm.

 

“Vitin e filluam me krizë të pandemisë me Kovid-19, për çka ndërmorëm, si komunë, por edhe shtabi i krizës, masa dhe aktivitete të nevojshme. Duke qenë se armiku i padukshëm është ende mes nesh, ne vazhdojmë të vëzhgojmë me vëmendje situatën, e cila aktualisht është e qëndrueshme. Në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra, dua të theksoj ngritjen e spitalit modular, ndërtimin e sistemit të mbështetjes së oksigjenit në spitalin e Dibrës, si dhe ndihmën për familjet e prekura nga kriza”, tha Duka.

Numëroi edhe shumë projekte të realizuara infrastrukturore, si rregullimi i qendrës së qytetit, rikonstruksioni i shëtitores dhe disa rrugëve të qytetit, rinovimi i ndriçimit rrugor në qytet dhe ndërtimi në disa vende të banuara.

Aktivitete të tilla, tha ai, do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm, si dhe projekti tashmë i nisur për përmirësimin e furnizimit me ujë, me ndërrimin e valvulave dhe rivitalizimin e tubacionit nga Rosoki deri në Dibër në gjatësi mbi 19 kilometra.

Sipas tij, do të vazhdojë me rregullimin e deponisë së qytetit dhe grumbullimi i rregullt i mbeturinave në territorin e gjithë komunës, pastaj me mbështetjen, si edhe më parë, të klubeve sportive, ngjarjeve kulturore dhe organizatave të shoqërisë civile.

“Tek të gjithë qytetarët në komunë, njerëzve tanë në SHBA dhe vendeve të Evropës Perëndimore dhe të gjithë qytetarëve në botë, ju dërgoj urime të sinqerta për Vitin e Ri 2022, me urime, para së gjithash për shëndet, lumturi dhe mirëqenie. në çdo familje, mirëkuptim reciprok, ndihmë dhe mbështetje në përballimin e të gjitha sfidave. Besoj se më 31 dhjetor 2022 do të jemi këtu bashkë, shumë më të lumtur e më të gëzuar”,  uroi Duka. 

Related posts

Zoran Zaev: Regjistrimi i popullsisë filloi me sukses

N E

Janë regjistruar disa tërmete në kufirin me Shqipërinë

Z H

Fillon zbatimi i transportit të thjeshtësuar të ushqimit mes RMV-së, Shqipërisë e Serbisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More