Agjencia Zhurnal.mk.

Dugolli: Nëse do të përkeqësohej gjendja në Deçan, kryeministri do të kthehej nga Greqia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se situata me qytetarët e sëmurë në Deçan është nën kontroll.

 

Ai ka deklaruar se po të ishte gjendja alarmante kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të vinte në Deçan dhe do të ndërprente pjesëmarrjen e tij në samitin e Greqisë, ku është duke qëndruar për shtatë ditë me radhë.

“Kryeministri ka komunikim ditor dhe disa herë në ditë me kabinetin qeveritar dhe me institucionet e tjera. Ai ka biseduar edhe me kryetarin e Komunës së Deçanit, të jeni të bindur se po të kishte indikacione se gjendja po përkeqësohej, kryeministri do t’i linte ato mbledhje dhe tryeza që po mbahen jashtë vendit sado që janë të rëndësishme dhe do të vinte në Kosovë”.

“Kryeministri është jashtë vendit në samite dhe konferenca me një agjendë zyrtare që janë shumë të rëndësishme, kryeministri po e tregon të vërtetën për Kosovën. Në procesin e dialogut që jemi futur nuk mjafton të thuhet diçka vetëm kur shkohet në Bruksel, duhet në çdo forum të thuhet e vërteta për Kosovën. Këtë po e bën Kurti, ai nuk është me pushime, ai është më agjendë pune”.

“Ka kauza të rrejshme nga opozita për agjendën e kryeministrit, ata kanë me çka të merren, të merren me të kaluarën e vet që kur ishin në pozitë kanë lënë shumë çështje që janë akoma pengesë e realizimit të agjendës shtetërore”, tha ai në Klan Kosova.

Tutje ai shtoi se “sipas raportit të Komunës së Deçanit, situata është nën kontroll. Në ditën e parë janë shfaqur 428 pacientë, në ditën e dytë 324 pacientë, në ditën e tretë dhe të katërt vetëm se ka rënë numri i pacientëve, pra gjendja nuk ka shkuar duke u përkeqësuar, situata nuk ka shkuar jashtë kontrollit”.

Dugolli ka theksuar se Qeveria i është përgjigjur çdo kërkese që ka paraqitur Komuna e Deçanit, duke u ofruar të gjitha gjërat e nevojshme.

“Qeveria Kurti ka bërë gjithçka që t’u jetë pranë qytetarëve. Kërkesa ka qenë që të jetë lista me barna esenciale, ajo është bërë në afat rekord nga niveli qendror, kërkesa e Komunës së Deçanit është plotësuar. Po ashtu në mbledhjen e djeshme të Qeverisë janë ndarë edhe 150 mijë euro për këtë situatë”, ka thënë Dugolli.

Related posts

“Invest in Prizren” vazhdon me “Panairi i Prodhimeve Vendore” – 35 kompani vendore prezantuan produktet e tyre para 40 bizneseve të huaja

Redaksia

Katërmbëdhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

D V

Kosova miraton rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More