Agjencia Zhurnal.mk.

Duda: Nëse Sofja ju thotë “jo” për BE edhe pas zgjedhjeve, personalisht do të angazhohem për t’u zgjidhur çështja

Shkup, 19 nëntor – Shpresoj se qeveria e sapoformuar në Bullgari do të ketë pozicion më konstruktiv, qëndrim në pikëpamje të inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE nëse Bullgaria edhe më tej reagon në mënyrë jokonstruktive, përkatësisht nëse thotë “jo” për hyrjen e Maqedonisë së Veriut, unë personalisht do të reagoj dhe do të angazhohem për përgatitje të dokumentit që më lehtë të përballeni me çështjen për hyrje në BE, thotë presidenti polak, Andzhej Duda.

 

“Republika e Bullgarisë ende është në proces zgjedhor dhe atje akoma nuk është formuar qeveria e re dhe në periudhën në vijim priten rezultate nga i tërë ai proces zgjedhor. Shpresoj se qeveria e sapoformuar në Bullgari do të ketë pozicion më konstruktiv, qëndrim në pikëpamje të inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Në këtë moment do të doja të them se Polonia e jep mbështetjen e pa rezervë për Republikën e Maqedonisë së Veriut për hyrje në BE dhe këtu do të doja publikisht të deklaroj se nëse Republika e Bullgarisë edhe më[ tej reagon në mënyrë konstruktive, përkatësisht thotë JO për hyrjen e Maqedonisë së Veriut, unë personalisht do të reagoj dhe do të angazhohem për përgatitje të ndonjë udhërrëfyesi përkatësisht dokumenti i cili do t’i shërbejë RMV-së që më lehtë të përballet me këtë çështje për hyrje në BE”, tha Duda në pyetjen e gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup me nikoqirin e tij, Stevo Pendarovski.

Related posts

Arifi: Do të krijohen sipërfaqe të reja të gjelbërta dhe rajone rekreative

D V

Analizë: Maqedonia e Veriut të mos shpresojë për zgjidhje gjatë kryesimit të Sllovenisë me BE-në

Z H

Hulumtim “Ngacmimi onlajn në mediat sociale: Dy të tretat e vajzave përballen me ngacmim seksual në rrjetet sociale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More