Agjencia Zhurnal.mk.

Dua Lipa u vesh nga Valentino, emri i saj u qëndis në rroba

Sonte është nata e dytë e festivalit të njohur ndërkombëtarisht Sunny Hill, ku po performojnë artistë të njohur si vendor, ashtu edhe ndërkombëtar.

Ndërkaq, në natën e parë të këtij festivali, në skenë u ngjit këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ku paraqitjen e nisi me këngën “Physical”.

Pos performancës së mahnitshme, Dua Lipa mori vëmendjen edhe me veshjen e saj, e cila u realizua nga Valentino.

Emri i saj ishte qëndisur në pjesën e brendshme të rrobave të cilat ajo i kishte veshur.

E sot, ajo përmes një postimi në rrjetin social, Facebook falënderoi drejtorin krijues të Valentino, Pierpaolo Piccioli.

Kujtojmë se festivali Sunny Hill, po mbahet në Parkun e Gërmisë dhe do të zgjas katër ditë nga 4 gushti e deri më 7 gusht.

Related posts

Fifi ndan të tjera fotografi përkrah të dashurit: E kam një që nuk e ka askush

D V

Stresi zbulon surprizën? Vjen në bashkëpunim me një super yll të muzikës!

Xh M

E vërtetë apo thjesht përgjigje diplomatike, ja ç’do të bënte Klea Huta po të shihte Elgitin me dikë tjetër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More