Agjencia Zhurnal.mk.

Dua Lipa shpërndan postimin e presidentes Osmani të bërë në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, shpeshherë i kushton vëmendje dhe hapësirë Kosovës në profilin e saj.

 

Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, e cila në profilin e saj ku numëron mbi 71 milionë ndjekës, ndau një imazh nga aktiviteti i presidentes Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve.

Ylli me prejardhje nga Peja është solidarizuar duke i treguar fansave për fatin e 1632 personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Presidentja e vendit dhe kryeministri Albin Kurti, vendosen kurora me lule pranë lapidarit të personave të pagjetur në oborrin e Kuvendit të Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë.

Të dy krerët e shtetit gjithashtu deklaruan se zbardhja e fatit të 1632 personave të pagjetur nga lufta e fundit është kryefjalë në çdo takim me palën serbe.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Dua është e zëshme në shumë prej ngjarjeve që ndodhin në botë e po ashtu edhe në Kosovë, duke qenë se me prejardhje është shqiptare.

E njëjta po korrë suksese të mëdha edhe në karrierë, duke u cilësuar si një prej yjeve më të suksesshme në botë. 

Related posts

Kejvina Kthella përzgjedh kostumet për natën e Halloween, paraqitet joshëse në dy veshje të ndryshme

D V

Vjen klipi i këngës “Qika” nga 2 Ton

D V

Ronela Hajati publikon këngën e re “Leje”, në bashkëpunim me Klement

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More