Agjencia Zhurnal.mk.

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj të radhës në Bogota

Dua Lipa dukej mahnitëse teksa doli në skenë të dielën në Bogota, Kolumbi në ‘Parque Salitre Mágico’ për të interpretuar koncertin e radhës në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia”.

 

Lipa, 27 vjeçe, u shoqërua nga kërcimtarë teksa performonte në skenë me një kostum ngjyrë blu të oqeanit, shkruan DailyMail.

Artistja e lindur në Londër performoi me një gamë vallëtarësh në shfaqjen e saj energjike në mbështetje të albumit të saj të dytë.

Këngëtarja shqiptare më parë publikoi në Instagram të dielën një sërë imazhesh teksa pushonte në kryeqytetin kolumbian përpara koncertit.

Interpretuesja e hitit “New Rules” ndau me afro 87 milionë ndjekësit e saj një fotografi teksa kishte veshur një fustan ngjyrë kafe me geta të zeza.

Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografisë në spanjisht: “Ne jemi gati Bogota! E gëzuar që jam këtu me ju! Shihemi sonte!”.

Artistja e hitit “Levitating” dukej se po e shijonte ndalesën e koncertit në Amerikën e Jugut, pasi ajo u pa duke pirë kokteje dhe duke nënshkruar autografe për fansat gjatë turneut. Ajo publikoi gjithashtu një pamje të shfaqjes vizualisht stimuluese të fishekzjarrëve të përdorur si shfaqje përmbyllëse për koncertin e saj.

Ajo do të këndojë më 21 shtator në Mexico City në ‘Foro Sol’, e ndjekur nga një shfaqje tjetër më 23 shtator në ‘Estadio Banorte’ në Monterrey, Meksikë.

Turneu i saj zgjat deri në vjeshtë, duke përfunduar më 16 nëntor në Perth, Australi.

Related posts

Këngëtaret e estradës që iu dështuan ose i anuluan koncertet këtë verë

Lea Muslija

Madonna publikon trailerin e shfaqjeve “Madame X”

D V

Shay Mitchell konfirmon shtatzëninë, zbulon se është në pritje të fëmijës së dytë me Matte Babel

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More