Agjencia Zhurnal.mk.

Dua Lipa shfaqet e veshur me shumë stil teksa shijon një mbrëmje argëtuese me miqtë

Dua Lipa edhe një herë e ka dëshmuar se ka stil dhe shije të mirë për veshje.

Këngëtarja 26-vjeçare ka mahnitur me disa poza të reja që postoi për mbi 73 milionë adhuruesit e saj në Instagram.

Artistja shqiptare me famë botërore u pa e veshur në një palë pantallona ngjyrë kafe dhe një bluzë të kombinuar me ngjyrë të zezë dhe ari nga materiali i tejdukshëm.

Foto: Dua Lipa/Instagram

E veçanta e veshjes së Duas ishte dekolteja e hapur e cila kufizohej me një litar të zi në mes, teksa vinte në pah gjoksin joshës të këngëtares.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ylli i hitit “Levitating” ishte e shoqëruar nga miqtë e saj në një mbrëmje që dukej se u argëtua pafund.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndërkohë, Dua së fundi ka kryesuar top-listat britanike me këngën “Cold Heart” që e solli në bashkëpunim me Elton John.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Artistja po ashtu hyri në listën e 20 këngëtareve më të dëgjuara të shekullit 21, bashkë me artisten tjetër Rita Ora.

Related posts

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

D V

Modelja Katie Price trondit me rrëfimin: Jam përdhunuar në moshën shtatë vjeçe në një park

D V

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik – secili mund të flasim çfarë të duam

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy