Të dielën e 20 nëntorit zuri vend ceremonia e ndarjes së çmimeve America Music Awards që nderon artistët për muzikën dhe punën e tyre artistike.
Në mesin e fituesve të natës së mbrëmshme ishte edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e cila fitoi çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” me Elton John për ‘remix’-in nga PNAU për hitin “Cold Heart”.
Projekti i dyshes ka qenë një hit global që nga publikimi në vitin 2021. Kënga u nominua për këngën e vitit në Brit Awards, dhe ka kaluar një miliard transmetime në Spotify.