Agjencia Zhurnal.mk.

Dritan Abazoviq do të prezantojë sot konceptin për qeverinë e ardhshme

Mandatari për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, sot do të duhej të informonte Kuvendin nëse ka formuar kabinetin dhe se është gati ta prezantojë programin dhe përbërjen e saj.

Pas kësaj, deputetët e partive që do të jenë pjesë e qeverisë së re, do të kërkojnë një seancë në Kuvendin e Malit të Zi, ku do të zgjidhet Qeveria e re, e propozimi do të bëhet më 27 prill, shkruan vijesti.me.

Seanca e parë e Kuvendit do të mbahet në Cetinje, siç është e parashikuar dhe përcaktuar me Rregulloren e Punës.

Ndryshe Abazoviqi sot do të duhej që publikisht ta prezantonte konceptin e kabinetit, që do të ketë gjithsej 21 anëtarë, përfshirë edhe vet atë.

Related posts

New York Times tërheq të gjithë korrespondentët nga Rusia, për herë të parë pas më shumë se 100 viteve

D V

Biden zotohet se do t’i mbrojë të drejtat e abortit

D V

Pasagjerët dëgjuan një ‘goditje të fortë’, bënë pothuajse të gjithë udhëtimin 14-orësh me një vrimë të hapur në anën e aeroplanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More