Agjencia Zhurnal.mk.

Drita skuadra kosovare me më së shumti pikë në ranglistën e UEFA-s, flet presidenti Murseli: Jemi përfaqësuesit më të mirë të futbollit kosovar

Drita është skuadra kosovare më së larti në ranglistën e UEFA-s.

Deri këtu gjilanasit kanë ardhur falë paraqitjeve fantastike që kanë bërë në vitet e fundit në garat evropiane.

E për këtë ka reaguar edhe presidenti i bardhekaltërve, Valon Murseli nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se skuadra e tij është përfaqësuesja më e mirë e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Valon Murselit:

Nga renditja e fundit e UEFA-s, FC DRITA është skuadra me më së shumti pikë në renditjen e klubeve nga Kosova sipas koeficientit të suksesit.

Jam shumë krenar që bashkë me Flamur Bunjakun dhe investimet tona për gjashtë vite me rradhë kemi arritur që ta ngrisim klubin tonë në nivelin më të lartë në futbollin kosovar.

Ky është edhe synimi ynë dhe do të vazhdojmë të investojmë e të punojmë fuqishëm në projektet tona drejt sukseseve të përbashkëta.

Jam shumë i lumtur që jemi ne, është DRITA – Krenaria e qytetit, që sot padiskutim është përfaqësuesja më e mirë e futbollit kosovar.

Urime klubit dhe futbollistëve, urime gjithë qytetit dhe tifozëve tonë të zjarrtë INTELEKTUALEVE.

Vazhdojmë
FC DRITA

/Gazeta Olle/

Related posts

Arsovski: Nuk është befasi që takimi i liderëve përfundoi pa ndonjë rezultat konkret

Xh M

Zjarr në Drugovë të Kërçovës, digjet një shtëpi

Xh M

Çfarë vështirësi hasin studentët si pasojë e krizës ekonomike në RMV?

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More