Gjiganti kosovar njihet si klub shumë stabil që ju qëndron afër futbollistëve të tyre duke ia ofruar kushtet më të mira financiare dhe ato të punës.
E krejt këtë stabilitet gjilanasit e kanë arritur falë investimeve të mëdha të dyshes Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli.
Drita duket se ka të ardhme të ndritur, pasi një tjetër afarist i fuqishëm është bërë pjesë e klubit.
Behar Shahini është bërë pjesë e klubit, pasi tanimë është aksionar tek bardhekaltërtit.
Edhe para e të bëhet aksionar te Drita, Shahini ka qenë thuajse në çdo vikend në stadiumin e qytetit në Gjilan, duke përcjellë të dyja skuadrat vendase.
Shahini është një adhurues i madh i futbollit, derisa edhe më parë ka kontribuar në forma të ndryshme në avancimin e futbollit kosovar.
Me dy afaristë të mëdhenj si Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli, si dhe me afrimin e Behar Shahini që gjithashtu është një biznesmen ndër më të suksesshmit në Kosovë, Drita është në duar të sigurta dhe me një të ardhme të ndritur. /Gazeta Olle/