Agjencia Zhurnal.mk.

Drita me një mungesë të madhe ndaj Llapit, Nuhiu: Nesër na pret një ndeshje realisht shumë e fortë

Në prag të ndeshjes së 20-të kampionale, FC Drita – KF Llapi, gjilanasit kanë mbajtur konferencë për media, ku edhe u diskutua për përgatitjet rreth këtij takimi dhe pritshmëritë.

Kryetrajneri i bardhekaltërve, Ardian Nuhiu theksoi se ekipi i tij është i gatshëm dhe i përgatitur për të marrë më të mirën.

“Nesër na pret një ndeshje realisht shumë e fortë me një kundërshtar të vështirë, ngase nëse shohin ecurinë e tyre në dhjetë ndeshjet e fundit janë ndër më të mirët. Jemi munduar t’i analizojmë, kanë skuadër të mirë dhe rezultatet e tyre të deritanishme nuk janë të rastësishme. Skuadra jonë është gati dhe më gëzon fakti që të gjithë futbollistët janë mirë me shëndet dhe kemi marrë të gjitha masat se si ta gjejmë rrugën që ta kalojmë këtë pengesë, realisht mjaft të vështirë.

Kemi futbollistë kualitativ, për të cilët shpresoj që nesër të shprehen në terren dhe të tregojnë e të marrin më të mirën. Të gjithë janë të gatshëm për të performuar në një ndeshje të madhe, e cila mendoj se është e tillë”, ka thënë trajneri Nuhiu.

Trajneri i Dritës, Nuhiu njoftoi se për ndeshjen e nesërme janë të gatshëm të gjithë futbollistët, përveç Muharrem Jasharit, i cili po ankon nga një shqetësim jo serioz.

Ndeshja derbi zhvillohet të shtunën, ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

/Gazeta Olle/

Related posts

Edhe Ziadin Sela ballafaqohet me probleme me indetifikimin e gishtit

Redaksia

“Grupi i zjarrit” realizoi takim me banorët e Lubotenit

Xh M

Krerët qeveritar në takim te Erdogani, konfirmohen marrdhëniet e shkëlqyera diplomatike

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More