Agjencia Zhurnal.mk.

Përfundojnë të gjitha ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet e plota

BKT Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 34-të që janë në program për tu zhvilluar.

Duke parë se jemi futur në tri xhirot e fundit të kampionatit, atëherë të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë.

Kampioni i ri i Kosovës, Ballkani do të ketë punë të lehtë në udhëtim te Feronikeli, ku pret ti marrë tri pikë, derisa tanimë janë mësuar edhe skuadrat që do të luajnë në garat evropiane.

Llapi dhe Gjilani do të luajnë në Evropë dhe përballen në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë, pasi vendasit duan t’ia marrin pozitën e dytë në tabelë mysafirëve.

Drita që për momentin ndodhet e treta dhe ka të sigurt daljen në Evropë është nikoqire e Dukagjinit që po lufton për t’iu shmangur rënies.

Prishtina do të luaj në udhëtim në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan për tu përballur me Ulpianën që tanimë ka rënë nga elita e futbollit kosovar.

Kryeqytetasit do të kërkojnë tri pikët e qetësisë nga përballja me rivalin rajonal.

Ndeshja më interesante e ditës së sotme padyshim që do të zhvillohet në stadiumin ‘Liman Gega’ në Malishevë.

Malisheva do të jetë nikoqire e Drenicës në ndeshjen që vë përballë njëra tjetrës dy skuadrat që po luftojnë për t’i ikur pozitës së tetë, pozitë që i lë në barazh.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në BKT Superligë zhvillohen me fillim nga ora 15:00.


LLAPI 2-4 GJILANI

Përfundon ndeshja.

90+4′ GOOOOOL: Shend Kelmendi shënon golin e katërt të Gjilanit.

88′ GOOOOOL: Blerim Krasniqi hat-trick, Gjilani përsëri në epërsi

87′ GOOOOOL: Bianor Neto barazon rezultatin përsëri

82′ GOOOOOL: Gjilani rikthen epërsinë, shënon përsëri Blerim Krasniqi.

76′ GOOOOOL: Neto shënon për të barazuar rezultatin. 

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

03′ GOOOOOL: Blerim Krasniqi shfrytëzon gabimin e mbrojtjes së Llapit, kalon Gjilanin në epërsi.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric, Shabani, Prençi, Ramadani, Selmani, Krasniqi, Sadriu, Peposhi, Rivera, Neto.

Gjilani: Koliçi, Rapa, Halili, Cale, Hajdari, Dabiqaj, Torassa, Krasniqi, Kelmendi, Prekazi, Progni.


DRITA 0-0 DUKAGJINI

Përfundon ndeshja.

68′ Muhaxhiri pret për mrekulli penalltinë e ekzekutuar nga Simonovski. 

67′ Akordohet penallti për Dritën pas rishikimit në VAR.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drita: Rexhepi, P.Islami, Limani, Cuculi, Blakçori, Broja, D.Islami, Namani, Ajzeraj, Kryeziu, Simonovski.

Dukagjini: Muhaxhiri, Shala, Basriu, Syla, Dallku, Shabani, Ahmeti, Carioca, Gashi, Merlaku, Nikolic.


MALISHEVA 0-0 DRENICA

Përfundon ndeshja.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Dumani, Kryeziu, Xhaka, Pira, Bruqi, Maliqi, Hyseni, Pefqeli, Shabani, Sobowale.

Drenica: Shala, Thaqi, Jashari, Abazi, Veliqi, Hamiti, Shabani, Uka, Dervishaj, Dushi, Zabergja.


ULPIANA 0-3 PRISHTINA

Përfundon ndeshja.

73′ GOOOOOL: Prishtina realizon edhe goli e tretë.

53′ GOOOOOL: Sadam Sulley shënon dhe dyfishon epërsinë, asiston Besnik Krasniqi.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

32′ GOOOOOL: Prishtina kalon në epërsi. 

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Ulpiana: Thaqi, Makolli, Musliu, Emini, Avdulli, Shkalla, Shala, Qerimi, Rapuca, Iran, Selimi

Prishtina: Halimi, B.Krasniqi, Pllana, Tomasevic, Mici, Boshnjaku, Abazi, Zyba, E.Krasniqi, Mankenda, Sadam.


FERONIKELI 0-2 BALLKANI 

Përfundon ndeshja.

65′ GOOOOOL: Ajeti dyfishon epërsinë e Ballkanit.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

39′ GOOOOOL: Ermal Krasniqi shënon golin e epërsisë për Ballkanin.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Pas pak…

Ballkani: Luljanovic, Bytyqi, Sinani, Jashanica, Potoku, Gashi, Malaj, Krasniqi, Zeka, Solomon, Rrahmani.


/Gazeta Olle/

Related posts

Zajkova: Legalizimi i kanabisit nuk do të thotë që të gjithë do të bëhen të varur nga droga

D V

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

Redaksia

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy