Agjencia Zhurnal.mk.

Drita dhe Ballkani kërkojnë të rikthehen te fitoret, super ndeshje zhvillohet edhe në Podujevë

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 17-të që janë në program për t’u zhvilluar.

 

Ditën e shtunë u zhvilluan dy takime, ku Prishtina u mposht 0-1 nga Drenica, derisa Dukagjini triumfoi 1-0 ndaj Trepçës ’89.

E ditën e sotme na presin tre super duele, me kampionin në fuqi Ballkanin që është nikoqir i Ferizajt.

Suharekasit synojnë të rikthehen te fitoret për ta harruar sa më parë humbjen 1-4 nga Llapi.

Në anën tjetër Ferizaj janë të fundit në tabelë dhe nuk kanë më çfarë të humbasin pasi synojnë të marrin pikë për mos t’iu shmangur skuadrave të tjera në luftë për mbijetesë.

Lideri aktual i kampionatit, Drita është nikoqir i Malishevës në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Bardhekaltërtit kanë tre ndeshje pa fitore dhe kërkojnë që të rikthehen te triumfi pikërisht ndaj Malishevës.

Në anën tjetër mysafirët vijnë në këtë takim të motivuar pas fitores 2-1 ndaj Prishtinës dhe kërkojnë të shkaktojnë një tjetër befasi.

Por padyshim që sfida më e nxehtë e kësaj xhiro zhvillohet në Podujevë, ku Llapi pret Gjilanin.

Dy ekipet kanë krijuar një rivalitet të madh viteve të fundit dhe një sfidë tejet interesante në pret në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Llapi në këtë sfidë futet e motivuar pas fitores 1-4 në udhëtim te kampioni në fuqi, derisa Gjilani pas barazimit 1-1 në derbin ndaj Dritës.

Të gjitha duelet e ditë së sotme në elitën e futbollit kosovar fillojnë nga ora 13:00.

Related posts

Man Utd mban kontakte me sulmuesin Dembele

D V

Piero Ausilio gëzon tifozët e Interit: Asnjë futbollistë nuk largohet në janar

D V

“Paqe” në “Goodison Park” – Evertoni dhe Liverpooli ndajnë pikët

lina

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More