Agjencia Zhurnal.mk.

Drenusha Latifi flet për herë të parë pas ndarjes nga burri: Kam pësuar dhunë fizike dhe psikike nga ai, e kam paditur dhe nuk guxon të më afrohet

Ish-missi i Kosovës dhe këngëtarja Drenusha Latifi, ka thënë se ka pësuar dhunë fizike dhe psikike nga ish burri i saj nga i cili është ndarë që një vit.

Latifi deklaroi se e ka denoncuar ish-burrin e saj në polici, ku i njëjti tanimë nuk guxon t’i afrohet.

“Nëse është dhunë fizike ajo kalon, nuk e harron por kalon, mirëpo dhuna psikike asnjëherë nuk kalon”, është shprehur ish-missi në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.

Latifi tash afro e një dekadë ka qëndruar larg nga jeta publike pasi ishte zhvendosur për të jetuar në Suedi me tashmë ish-bashkëshortin e saj Atilla Kardesh, dhe dy fëmijë e tyre.

Këngëtarja e hitit “Pasoja dashurie” thotë se është në një tjetër proces gjyqësor me ish-burrin e saj për kujdesin e fëmijëve.

“Ne jemi nda që një vit, jemi munduar ta gjejmë një gjuhë të përbashkët për hatër të fëmijëve, por nuk arritëm. Tash jemi në një proces gjyqësor”, deklaroi ajo.

Latifi theksoi se rastin e padisë e ka iniciuar tek organet gjyqësore në Kosovë, pasi siç deklaroi ajo, proceset në Suedi dhe rasti atje trajtohen më ndryshe. 

Related posts

Zuna së shpejti vjen me një mega bashkëpunim me Majk

Xh M

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

D V

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky