Pasi prezantoi ditën e djeshme pesë transferime dhe katër rinovime, drenicasit kanë prezantuar ditën e sotme ardhjet e reja.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir Lushtaku është përforcuar në pozitën e portierit dhe në mesfushë.
Portieri i deritanishëm i Besës së Pejës, Visar Haxhijaj është përforcimi për portën te drenicasit.
Haxhijaj, ka arritur marrëveshje dy-vjeçare me klubin , dhe do të mbroj ngjyrat kuq e zi në dy edicione.
Ndërkohë, klubi ka arritur marrëveshje një vjeçare me mesfushorin, Fatlum Gashi.
Gashi së fundmi ka qenë pjesë e Dukagjinit, derisa Drenica fitoi garën me Vëllaznimin për të nënshkruar me të.
/Gazeta Olle/