Agjencia Zhurnal.mk.

Drenica prezanton dy transferimet e reja

Mbrojtësi Avdulli është bashkuar me skuadrën, ndërsa Arrabal do të bashkohet sapo të kompletojë dokumentacionin.

“Skuadra në ditët e fundit të afatit kalimtar ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të majtë, Qlirim Avdulli”.

“Lojtari ferizajas  do të mbrojë ngjyrat kuq e zi, pasi ka nënshkruar kontratë një (1) vjeçare , me mundësi vazhdimi.  22 vjeçari, vjen nga KF ARBERIA ku u paraqit në edicionin që sapo e lamë pas. Futbollisti u prezantua sot në ambientet e klubit. Lojtari me parë ishte bashkuar më ekipin dhe është i gatshëm për edicionin e ri që do të nis këtë fundjavë”.

“Ndërkohë, klubi njofton po ashtu arritjen e marrëveshjes edhe mesfushorin me tipare mbrojtëse, Bruno Arrabal Passamani. Ish-lojtari po ashtu i Arbërisë, ka nënshkruar kontratë me klubin deri në përfundim të edicionit 2021/22. I njëjti do të bashkohet më skuadrën sapo të kompletojë dokumentacionin, pasi lojtari momentalisht gjendet në Brazil”.

“Prezantimi i lojtarit do të bëhet ditëve në vijim, sapo lojtari të arrijë nga Brazili në Kosovë.  Më këto dy përforcime ekipi ka përmbyllur transferimet e afatit kalimtar veror, duke u koncentruar tashmë vetëm në ndeshjet e kampionatit që do të startojë këtë fundjavë”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.

Drenica është duke i bërë përgatitjet e fundit para duelit që zhvillohet në fundjavë ndaj SC Gjilanit, e ku kuqezinjtë janë vendas. /Gazeta Olle/

Related posts

Sot përfundon thirrja e Qytetit të Shkupit për linjat 9, 11 dhe 12

Z.H

Hyseni rikthehet së shpejti, por Pefqeli do t’i mungojë Prishtinës deri në pesë javë

Redaksia

Takim Pendarovski-Shmid: Jemi të gatshëm të japim një kontribut aktiv në promovimin e vlerave të OSBE-së

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More