Në një bisedë me Gazeta “Sheshi”, mbrojtësi i Drenicës është shprehur se skuadra e tij kërkon që të jetë në majat e tabelës.
“Besoj se Drenica do të jetë në pjesën lart të tabelës dhe do të luftojmë për Kupën e Kosovës, ekzistojnë mundësitë dhe sigurisht është edhe fati”, ka thënë ai.
Lushtaku tutje ka potencuar se synimet e tij personale janë që të ketë paraqitje sa më të mira me klubin. “Do të jap atomin e fundit nga vetja ime pasi këtë fanellë e ndjej shumë”.
I pyetur mbi atmosferën e klubit, 31 vjeçari deklaroi: “Jemi duke punuar shumë që të jemi ekip sa më kompakt. Atmosfera në klub është fantastike dhe kemi një fond të mirë të lojtarëve, një staf të gjerë të trajnerëve, po japim më të mirën nga vetja në çdo ndeshje”, tha në fund Lushtaku.
Drenica do të luajë ndeshjen e ardhshme ndaj Dukagjinit më 30 gusht.