Pas shqyrtimit të të gjitha fakteve, Drenica është gjobitur me shumën prej 1000 euro, shkruan Gazeta Olle.
Ky vendim i Komisionit disiplinor erdhi pas lëshimit në ndeshjen Drenica – Feronikeli, e cila ka filluar me dhjetë (10) minuta vonesë për shkak të mungesës së autoambulancës.
Gjithashtu, Në minutën e 25-të, hedhet një fishekzjarr në fushën e lojës dhe përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, tifozët vendas ofendojnë në kor lojtarët e ekipit të Feronikelit.
Vendimi i plotë:
KF”Drenica”; Lëshim në organizimin e ndeshjes Drenica-Feronikeli , e cila ka filluar me dhjetë (10) minuta vonesë për shkak të mungesës së autoambulancës. Në min.25, hedhet një fishekzjarr në fushën e lojës. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, tifozët vendas ofendojnë në kor lojtarët e ekipit të Feronikelit. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët I iplotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
/Gazeta Olle/