Agjencia Zhurnal.mk.

Drekë fantastike: Gjyveç i gjysheve me kungullesha dhe mish pule!

Kënaquni me gjellën e ngrohtë

 

Përbërësit:

– 2 kofshë dhe 2 këmbë pule,
– 2 kungullesha të vogla,
– 1 lakër e vogël,
– ½ preshi,
– 2 karota,
– 2 thelpinj hudhre,
– 100 g kërpudha,
– 1 filxhan oriz,
– piper,
– kripë,
– erëza të thata,
– 1 domate,
– spec i bluar,
– fletë dafine.

Përgatitja:

Në vaj fërgoni preshin e grirë dhe specin, shtoni karotën të prerë në rrathë, kërpudhat të prera në feta, ndërkaq kungulleshat të prera në kube.

Fërgoni edhe pak. Qitni në gjyveç. Nuk duhet shtuar ujë.

Shtypni në enë thelpinjtë e hudhrës dhe shtoni erëzat, kripën dhe vajin, fërkoni kofshët e pulës dhe qitni në gjyveç.

Shtoni fletën e dafinës.

Piqeni në 200 gradë rreth 50-60 minuta derisa të skuqet mirë.

Related posts

Receta për krem kafe të akullt

Lea Muslija

Musaka greke me perime të stinës

D V

Ja si bëhet bakllavaja më e thjeshtë: Amvisat turke zbulojnë një truk!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More