Agjencia Zhurnal.mk.

Drejtoria Doganore: Sekuestrohen katër byzylykë ari me një vlerë prej 586 mijë denarë

Shkup, 12 tetor – Janë sekuestruar katër byzylykë ari në një vlerë prej 586.224 denarë me peshë të përgjithshme prej 77,5 gram, pasi u gjetën në çantën e një gruaje, gjatë kontrollit të detajuar të veturës së pasagjerëve në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, në hyrje të vendit.

“Udhëtarja e cila udhëtonte si bashkëudhëtare nuk i ka paraqitur byzylykët tek organet donagore, dhe ajo së bashku me shoferin dhe katër presona të tjerë në hyrje të vendit në pyetjen se a kanë diçka për të paraqitur janë përgjigjur se nuk kanë asgjë”, thuhet në njoftimin e sotëm të Drejtorisë Doganore.

Kundër personit është ngritur kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm për veprën penale të “kontrabandës” e dënueshme nga neni 278 të Kodit Penal. 

Related posts

Lirohet nga burgu i dyshuari për vrasjet në “Shisha Bar”

Xh M

SPB-Veles: Foshnja që vdiq, është dërguar pa shenja jete në Qendrën për Ndihmë Urgjente në Negotinë

D V

Në zjarrin në Rogle të komunës së Zhelinës humb jetën një 78 vjeçar

D V