Agjencia Zhurnal.mk.

Drejtoria doganore filloi fushatë për shkatërrim të korrupsionit

Shkup, 19 gusht – “Mos i mbyll sytë edhe ti mund të parandalosh korrupsionin – bëhu pjesë e progresit të shtetit tënd”, është motoja e fushatës “Stop korrupsionit” që e ka filluar Drejtoria doganore për rritje të ndërgjegjës për rreziqet që i sjell korrupsioni me qëllim që qytetarët ose të punësuarit që do të jenë dëshmitarë të korrupsionit ose një aktiviteti dyshues, këtë ta denoncojnë.

Në kuadr të fushatës, duke filluar nga dje deri më 17 gusht, në vendkalimet kufitare do të ndahen broshura përmes të cilave do të informohet për rapotim të korrupsionit, si dhe për pasojat e dëmshme që i shkakton korrupsioni.

“Denonco në 197, linjë e hapur e Drejtorisë doganore. Korrupsioni është një rrugë e dyanshme – si dhënia dhe marrja e ryshfetit është krim. Minimi i sigurisë kombëtare, humbjet nga taksat dhe ulja e investimeve të huaja direkte janë vetëm disa nga pasojat e dëmshme të shkaktuara nga korrupsioni”, janë disa nga mesazhet e theksuara në broshurën e fushatës.

Drejtoria doganore informon se fushata për ngritjen e vetëdijes publike për raportimin e rasteve të korrupsionit, konfliktit të interesit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga doganierët do të realizohet në degët e brendshme në mbarë vendin dhe në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Novosellë, Dojran, Tabanovc, Dellçevë, Bllacë, Aeroporti i Shkupit dhe Qafë Thanë.

Related posts

 I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës është kapur në Türkiye, procedura për ekstradim ka filluar

Xh M

Spavoski konfirmon: Lupço Palevski është arrestuar në Turqi, ekzekutori i Vanjës u kap nga policia turke në Balikesir

Xh M

Pasiguri e panik pas vrasjes së 14-vjeçares në Shkup

Xh M