Agjencia Zhurnal.mk.

Drejtori sportiv i Dritës flet nga Antalya: Jemi shumë të kënaqur me përgatitjet në Turqi

Skuadra e Dritës po kryen përgatitjet e fundit para edicionit pranvero në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi ka udhëtuar në Turqi me datën 17 janar dhe do të qëndrojë atje edhe për tre ditë.

“Intelektualët” kanë zhvilluar tri ndeshje miqësore deri më tani, ku kanë triumfuar në dy prej tyre dhe kanë barazuar në një tjetër.

Drejtori sportiv i kësaj skuadre, Valon Zymberi ka folur nga Antalya për ‘GazetaBlic Sport’, duke deklaruar se janë shumë të kënaqur nga rezultatet e arritura në këto përgatitje.

“Përgatitjet deri më sot kanë shkuar shumë mirë, të gjithë lojtarët janë në formë optimale dhe më e mira është se nuk kemi lëndime apo ankesa të kësaj natyre nga lojtarët”.

“Kemi luajtur tre ndeshje miqësore ku jemi shumë të kënaqur me formën e ekipit. Deri në fund kemi edhe një ndeshje miqësore dhe më pas do të kthehemi në Kosovë në datën 31. Në përgjithësi jemi shumë të kënaqur”, deklaroi Zymberi.

Related posts

SC Gjilani afër akordit me ish-reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut

Redaksia

Pandemia rrit numrin e rasteve sociale

Redaksia

Mot me diell dhe ftohtë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More