Agjencia Zhurnal.mk.

Drejtori i Policisë së Kosovës priti në takim komandantin e KFOR-it, Ulutaş

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, me bashkëpunëtorë, priti në takim njohës komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralin Özkan Ulutaş, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, transmeton Anadolu.

Siç njofton Policia e Kosovës, përveçse ishte një takim njoftues, aty u diskutuan edhe tema të ndryshme të cilat ishin në interes të situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës.

Takimi rezultoi me rikonfirmimin e vazhdimit të bashkëpunimit të mëtejmë dhe avancimit të shkëmbimit të informacioneve në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.

Pikë tjetër e diskutimeve ishin aktivitetet dhe patrullimet e përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin, përfshirë veriun e banuar me shumicë serbe.

Të dy palët u dakorduan se vazhdimi i bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, ndikon në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshme.

Related posts

Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend

D V

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

D V

Mot i vranët dhe me shi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky