Agjencia Zhurnal.mk.

Drejtori i një shkolle fillore në komunën Tearcë e punësoi vajzën e tij, KSHPK kërkon fillimin e procedurës për kundërvajtje

Shkup, 17 dhjetor – Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit sot në seancën e 57-të informoi se drejtori i një shkolle fillore në Komunën Tearcë e ka punësuar vajzën e tij si biblotekare në të njëjtën shkollë. Nga KSHPK-ja deklaruan se do t’i paraqesin iniciativë kryetarit të Komunës së Tearcës për shkarkimin e drejtorit, ndërsa për të procedurë kundërvajtëse për mospjesëmarrje në nënshkrimin e kontratës dhe për mos raportim të punësimit të një personi të afërt në komision.

KSHPK-ja deklaroi se e ka marrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, dhe konstatoi se vërtet ishte vajza e drejtorit të shkollës fillore dhe se kishte bazë për procedurë kundërvajtëse, si dhe iniciativë për shkarkimin e tij.

“Ne jemi drejtuar në shkollën fillore të treguar në Komunë, ku kemi kërkuar dokumentacionin dhe mënyrën se si është zhvilluar procedura për punësimin e bibliotekares. I dorëzuan të gjitha dokumentet e nevojshme. Për atë vend pune ka aplikuar vetëm një person dhe Bordi i shkollës ka propozuar që ai person të punësohet sepse nuk ka pasur konkurs, gjegjësisht sipas shpalljes publike dhe kushtet janë plotësuar. Mirëpo, duke qenë se në aplikim thuhet se është vajza e drejtorit, ne iu drejtuam drejtorit dhe i kërkuam një deklaratë për personin konkret nëse ka lidhje apo jo. Ai ka dorëzuar një deklaratë noteriale ku thuhet se personi është person i afërt, gjegjësisht vajza e tij. Kontrata e punës nuk na është dorëzuar më herët, kështu që ne e kemi kërkuar dhe kemi konstatuar se ai e ka nënshkruar atë”, theksuan nga KSHPK-ja.

Nga analiza, KSHPK-ja ka propozuar që kryetarit të Komunës së Tearcës t’i dorëzohet iniciativë për shkarkimin e drejtorit, për të kërkuar përgjegjësi dhe për të filluar procedurë kundërvajtëse ndaj drejtorit për shkak se ai nuk është përjashtuar nga procedura për punësimin e vajzës së tij, gjegjësisht me nënshkrimin e kontratës nuk është përjashtuar nga mos raportimi i punësimit të një personi të afërt me KSHPK-në.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy