Agjencia Zhurnal.mk.

Drejtori i Barcelonës, Alemany ka udhëtuar në Angli për dy yje – Xavi nuk preferon të përmend emra

Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany, ka ateruar në Mançester në përpjekje për të nënshkruar me lojtarin e Man City, Raheem Sterling, por në opsion mbetet edhe Edinson Cavani.

 

Cadena SER shkruan se drejtuesi “blaugrana” ka udhëtuar për të testuar ‘Citizens’, por duket se klubi anglez nuk është plotësisht i bindur për largimin e sulmuesit, nëse nuk gjejnë një zëvendësues.

Barcelona po studion gjithashtu situatën e Edinson Cavanit, sulmuesit të Man United, i cili ka kuptuar se nënshkrimi i Cristiano Ronaldos me “Djajve të Kuq” ia ka zvogëluar rëndësinë në skuadër.

Xavi Hernandez, i pyetur në konferencën për shtyp për udhëtimin e Alemanyt drejt Anglisë, bëri humor, duke thënë se kishte shkuar për të blerë legjendën e Man United, Eric Cantona.

“Cilin lojtar do të sjellë Alamany nga Mançesteri? Nuk e di… ndoshta Eric Cantona! Nuk e di, vërtet, do të shohim. Mateu ishte shumë i qartë në konferencën e fundit për shtyp që patëm”.

“Do të shohim lëvizjet që mund të bëjmë. Nesër kemi një ndeshje dhe duhet të marrim tri pikët, që janë shumë të rëndësishme për të menduar për të tjera gjëra”, ka thënë Xavi.

Mediat spanjolle shkruajnë se edhe Herran Torres dhe Bernardo Silva pëlqen nga Barcelona, por të pa mundur për tu blerë tani. 

Related posts

Mauricio Pochettino i gatshëm të largohet nga PSG dhe të bëhet trajner i Manchester United

D V

“Fitore e çmendur, por duhet të përmirësohemi”, Conte flet pas triumfit në debutimin me Tottenhamin

D V

Alaba flet për përshtatjen e lehtë në Spanjë: Gjithmonë kam dashur të luaj për Realin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More