Agjencia Zhurnal.mk.

Drejtori Halili priti në takim përfaqësues të ETF dhe InovCluster nga Portugalia

Shkup, 6 dhjetor – Në kuadër të ngjarjes „International networking event – Skilling up the Western Balkan agri-food sector“ që mbahet nga 5-7 dhjetor 2023 në Shkup në bashkëpunim ndërmjet Fondacionit Evropian të trajnimit (ETF) dhe Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik. DFIZHT Z. Festim Halili mirëpriti delegacionin me përfaqësues të ETF dhe InovCluster nga Portugalia në një takim pune.

Në takim u konstatua bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet FIZHT dhe ETF në sferën e mbështetjes së projekteve dhe zhvillimit të aftësive në sektorin ushqimor-bujqësor, si dhe u shkëmbyen ide për thellimin e bashkëpunimit në projekte dhe aktivitete të reja të përbashkëta me partnerë nga rajoni i Ballkanit dhe i Bashkimit Evropian, me referencë të veçantë për investimet në kërkim dhe zhvillim, udhëheqjen e teknologjive të reja dhe forcimin e kapaciteteve inovative të kompanive vendase dhe rajonale.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=911820120508455&set=pcb.911820410508426

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy