Agjencia Zhurnal.mk.

Drejtorët e ISHP-ve me letër drejtuar Zaevit: Nuk e pranojmë dorëheqjen e Filipçes

Shkup, 11 shtator – Drejtorët e Institucioneve Shëndetësore Publike në vend kanë dërguar letër deri te kryeministri Zoran Zaev ku theksojnë se nuk e pranojnë dorëheqjen e ofruar të ministrit të Shëndetësisë dr. Venko Filpçe dhe theksojnë se i japin mbështetje të p rezervë atij që të vazhdojë t’i udhëheq.

 

“I nderuar kryeministër, në pragun e valës së katërt të pandemisë me koronavirusin, kur numrat e të hospitalizuarve dhe pacientëve të vdekur nuk pushon dhe kur i gjithë sistemi shëndetësor lufton jo vetëm me virusin, por edhe me sëmundje tjera akute dhe kronike, na ndodhi nja tragjedi e madhe. Tetova na ka goditur të gjithëve, para së gjithash si njerëz dhe si mjekë dhe menaxhues të institucioneve shëndetësore në vendin tonë. Çdo jetë e humbur është tragjedi. Si për familjen ashtu edhe për ne mjekët. Nuk jemi imun në dhimbjen e jetëve të humbura edhe pse punojmë në sistem ku çdo ditë shpëtohen dhe shuhen jetë njerëzish. Dhembjen e bartim me vete. Edhe Tetova është dhembje për të gjithë ne. Shprehim ngushëllime të thella deri të familjet dhe të afërmit e viktimave. Mendimet tonë janë me ta, nuk kemi fjalë që mund t’i ngushëllojmë”, qëndron në letrën e drejtorëve.

Pandemia, theksojnë ata, ende zgjat dhe spitalet janë përplot me pacientë në gjendje të rëndë.

Theksojnë se për momentin 1.112 pacientë me simptoma të rënda mjekohen në repartet e kovidit, rreth 30 pacientë janë në respiratorë, ndërsa afër 700 janë në maskë të oksigjenit.

Sipas tyre, FIlipçe e ktheu dinjitetin e profesionit të mjekut.

“Në vend të shëndetësisë së shkatërruar, tani kemi kushte të rinovuara dhe dinjitoze për punë, sipas terkut bashkëkohor evropian. Ai e di se çdo investim në shëndetësi është investim për të ardhmen. Kur e gjithë bota luftonte për një copë pajisje mbrojtëse, ai e siguroi për ne. Ai arriti të shtyjë kufijtë dhe të sigurojë terapi për pacientët me sëmundje të rralla dhe terapi bashkëkohore për pacientët me sëmundje malinje. Ai hoqi importin paralel të ilaçeve…Prandaj në emër të të gjithë drejtorëve të institucioneve shëndetësore publike në vend, kategorikisht e refuzojmë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë dr. Venko Filipçe dhe i japim mbështetje të parezervë të vazhdojë të na udhëheq, qëndron në letrën.

“Nuk ka dorëheqje për ministrin Filipçe”, theksohet mes tjerash në letrën drejtuar kryeministrit Zaev. 

Related posts

Analizë: Aktet kriminale/ Qytetarët janë gjithnjë e më të vetëdijshëm (statistika)

Z H

“Ballkani i Hapur”: Nënshkruhet protokoll ndërmjet administratave doganore të Maqedonisë dhe Serbisë

D V

Mariciq: Pesë gjykata do të përfshihen në fazën e parë të digjitalizimit të gjyqësorit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More