Agjencia Zhurnal.mk.

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Shkup, 22 Maj – Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë dërguar ftesë 27 subjekteve duke i përfshirë të gjitha partitë politike, OJQ-ve, institucioneve dhe organeve të ndryshime të  sistemit  shtetëror, përfaqësuesë të OSBE/ODHR-it dhe të BE-së për të formuar grupin punes i cili do të punojë në përpilimin e kornizës së re ligjore.

Kështu u shpreh në “Intervistën e Javës” zv/ministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, sipas të cilit ai hedh të gjitha dyshimet se nisma e këtyre ndryshimeve në modelin zgjedhor kanë të bëjnë me thirrjet e opozitës për të pasur zgjedhje të parakohëshme.

“Sigurisht se ne presim të nominohen të gjitha persona nga të gjitha këto 27 subjekte që po i përmenda dhe më pasë të formalizohet ose themelohet grupi punues.  Ajo që dëshirojë të potencojë për TVM2 është fakti që ne do të duhet të bëjmë dy dallime të mëdha çështja e plotësim ndryshimit të legjislacionit zgjedhore dhe çështjet që kanë të bëjnë me modelin zgjedhor. Modeli zgjedhor është vetëm një segment brenda legjislacionit zgjedhor”, u shpreh zv/ministri i drejtësisë Agim Nuhiu.

Para anëtarëve të grupit punues do të jenë disa çështje të hapura lidhur me modelin më ideal zgjedhor në të ardhmen, siç është përcaktimi  i numrit të njësive, të ketë ose jo prag zgjedhor dhe lista të hapura,si dhe në çfarë forme dhe mënyrë do të finansohen partitë politike dhe do të bëhet mbulimi mediatik gjatë zgjedhjeve.

Por cili është modeli më idal zgjedhor për ne dhe si është më mirë të shpërndahen votat e qytetarëve, e në veçanti votat e shqiptarëve në 1,3.6 ose 8 njëjsi zgjedhore?, përgjigjet Nuhiu.

“Unë dhe kabineti im personalisht jemi të mendimit se sistemit proporcional me njësi zgjedhore dhe me lista të hapura që mund të diskutohet , 6,3,5 apo 8 me lista të hapura do të ngris nivelin e përfaqësimit të dinjitetshëm profesional dhe kredibil të qytetarëve në Kuvend”, theksoi Nuhiu.

Ndryshimet e fundit të modelit zgjedhor u bënë në prill të viti 2021 dhe ato kishin të bëjnë me identifikimin biometrik të votuesëve në zgjedhje Për ndryshimet e ardhshme nevojitet konsensus politik dhe ndëretnik duke i siguruar 2/3 të votatave në Kuvend.

Related posts

Klinika e fëmijëve në Shkup përballet me mungesë infermierësh

Xh M

Filipçe nga Kavadari: Takoj mbi 200 njerëz në ditë, besimi ndërtohet ballë për ballë

Xh M

BDI dhe Fronti Europian e përshëndet përkushtimin e SHBA-ve për të ardhmen europiane të RMV

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy