Agjencia Zhurnal.mk.

Drejt emetimit zero të karbonit

Kina synon të arrijë qëllimin e emetimeve zero te karbonit deri në vitin 2060. Plani Kombëtar i Zhvillimit Ekonomik dhe Social dhe objektivat afatgjatë deri në vitin 2035 parashikojne që në pesë vitet e ardhshme dhe më pas, Kina do të kontrollojë sasinë totale dhe intensitetin e konsumit të energjisë, do të zvogëlojë përdorimin e energjisë fosile dhe do të përparojë me tranzicionin e karbonit në sektorë të tillë si industria, ndërtimi dhe transporti, citon “Xinhua”.

 

Në shtator 2020, Kina njoftoi qëllimin për të arritur kulmin e emetimeve të saj të CO2 para vitit 2030 dhe më pas për të arritur zero emetime neto deri në vitin 2060. Deri në vitin 2030, Pekini zyrtar synon të zvogëlojë emetimet e dyoksidit të karbonit për njësi me më shumë se 65% nga niveli i vitit 2005, të rrisë pjesën e energjisë jofosile në përdorimin e energjisë primare në rreth 25% dhe të sjellë kapacitetin total të instaluar të energjisë diellore në më shumë se 1.2 miliardë kilovat.

Sipas shifrave nga Administrata Kombëtare e Energjisë, në pesë vitet e fundit pjesa e konsumit të energjisë së pastër në Kinë është rritur nga 19.1% në 24.3%.

Related posts

Si fitojnë talibanët nga prodhimi i opiumit?

D V

Shefi i OKB-së paralajmëron ‘katastrofën’ klimatike

D V

Biden shqipton gabimisht emrin e variantit të ri të coronavirusit, të njëjtën gjë e bën edhe Fauci

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More