Agjencia Zhurnal.mk.

Dr. Stevanoviq: Me përfundimin e pushimeve vjetore mundësia për përhapjen e infeksionit është e madhe

Shkup, 9 korrik – Ekziston mundësia për përhapjen e llojit të ri të koronavirusit dhe është larg asaj që bota me siguri të llogarisë se kur do të ishte dhe nëse së shpejti do të përfundojë pandemia. Derisa kemi lloje të reja të cilët e rrisin numrin e të sapoinfektuarve përgjatë gjithë botës, pandemia është ende larg përfundimit. Me përfundimin e pushimeve vjetore mundësia për përhapjen e infeksionit është e madhe.

 

Këtë sonte e theksoi drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, Milena Stavanoviq në emisionin Triling në TV 24 ku ishte mysafire. Ajo ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët tani shkojnë në pushime vjetore, nëse nuk janë të vaksinuar, seriozisht të kenë kujdes në kuptim të distancës dhe përdorimit të asaj që nënkupton mbrojtje personale.

“Është shumë me rëndësi se nevojë për kontrolle të pacientëve të dyshimtë me Kovid  kemi gjithnjë e më pak ose në praktikë edhe gati nuk kemi dhe kjo tregon se stabiliteti i situatës epidemiologjike në praktikë është pikërisht kjo, se nuk ka oscilim të virusit në sasi të madhe në territorin tonë, por me përfundimin e pushimeve vjetore edhe mundësia për komunikim dhe infektim do të rritet, gjithsesi gjatë korrikut dhe gushtit. Të gjithë ata persona do të vijnë në shtëpi. Mundësia që ta përhapin infeksionin është gjithsesi e madhe. Prej këtu edhe sqarimi im se ende duhet të jemi të kujdesshëm në kuptim të mbrojtjes”, tha Stevanoviq.

Theksoi se në këtë moment nuk pret masa të reja restriktive. Sipas saj, masat do të varen nga situata te ne, megjithatë edhe nga situata të cilën e dikton bota pikërisht për shkak të periudhës së verës, pikërisht për shkak të lëvizjes së shpejtë dhe të thjeshtë të njerëzve përgjatë shteteve.

Mbyllja, potencoi, për ne është problem, zgjat një kohë shumë të gjatë, duhet pak ta shfrytëzojmë verën, mundësinë që të jemi në vende të hapura dhe të pushojmë pak nga e gjithë kjo, por assesi nuk guxojmë t’i anashkalojmë masat themelore të parandalimit.

“Vaksinimi është mënyra e vetme për ndërprerje sa më të shpejtë të përhapjes së infeksionit dhe përfundimin e pandemisë. Ne gjithashtu tashmë fillojmë absolutisht vaksinimin masiv madje edhe të fëmijëve të moshës nën 12 vjet në disa qendra të ndryshme përgjatë shtetit me qëllim që sa më shpejtë të arrijmë përqindjen më të lartë të popullatës së vaksinuar. Shkaku kryesor për vaksinimin është se madje edhe të mos jemi një qind për qind të mbrojtur, pasojat nga infeksionet dhe mundësitë të cilat zhvillimi i sëmundjes mund t’i shkaktojë, konsiderojmë se me të vërtetë do të jenë më të vogla sa i përket mundësisë për komplikime te popullata e pavaksinuar”, tha Stevanoviq.

Në lidhje me llojin delta të virusit, nëse qytetarët që morën edhe dozën e parë dhe të dytë të vaksinës mund të ishin të sigurt, ai tha se ata mund të ishin shumë më të qetë se sa thotë bota si përvojë, megjithëse ishte shumë herët për të dhënë matematikë të saktë dhe parashikime në lidhje me përhapjen e llojit delta të Kovid-19 në Evropë.

“Por ajo që thotë përvoja është se popullata e vaksinuar është e sigurt, por unë do të them përsëri se asnjë vaksinë për ndonjë sëmundje nuk siguron 100 për qind mbrojtje. Por ajo që na mundëson me siguri dhe është shumë e rëndësishme, është se mund të “na mban jashtë spitaleve dhe larg ndërlikimeve serioze të sëmundjes dhe rezultatit të saj më të pafat. Tani edhe vaksina ka mjaftueshëm për vendin tonë dhe më shumë mundësi të vaksinimit të strukturave më të reja”, theksoi dr. Stevanoviq.

Ai theksoi se Klinika e sëmundjeve infektive po përgatitet intensivisht për mundësinë e një numri të madh të pacientëve përsëri të cilët do të duhet të kujdesen për sa i përket mjekimit, trajtimit, diagnostikimit dhe gjithçka që nevojitet dhe për këtë ata janë të gatshëm.

“Kolegët punojnë sipas mënyrës së rotacionit dhe tashmë po shkojnë në pushime vjetore. Në rast se numri rritet, ne jemi të gatshëm të pranojmë pacientë si në situatat e mëparshme kur kishim valët e para”, shtoi dr. Stevanoviq.

Ivana Haxhivanova, psikologe, psikoterapiste tha që u përballëm me një sfidë të madhe dhe kjo krizë shumë e ka rrezikuar dhe ka ndikuar në shëndetin mendor dhe ne të gjithë tani e kuptojmë se si lidhet e gjitha me atë se si frika e shëndetit somatik dhe ekzistenca mund të ndikojë në shëndetin mendor dhe mirëqenia psikologjike.

“Ne u përballëm me sfida të mëdha dhe u ndie nga të gjitha grupmoshat. Njerëzit u bënë më të lirë dhe më të hapur dhe kriza dhe çrregullimi mendor i bëri ata të kapërcenin frikën, stigmën, paragjykimet dhe të kërkonin ndihmë profesionale. Ne kemi bërë përparim të madh në atë zonë. Kjo është provuar nga numri në rritje i klientëve me të cilët ne punojmë në Qendrën gjatë gjithë kësaj periudhe. Ekziston një përqindje tjetër e vogël e njerëzve që ende kanë frikë, turp, paragjykim, etj., por ka përmirësim të dukshëm”, tha Haxhivanova.

Theksoi se shumë njerëz që kanë e kaluar Kovid-19 mezi presin të relaksohen, të lëvizin më lirshëm, të funksionojnë, të kthehen në, thënë kushtimisht funksionimin normal. E gjithë kjo, shpjegoi, varet shumë nga mënyra si e kanë kaluar koronavirusin.

“Ka dallim konform asaj se si individi e ka kaluar virusin, sesi shkoi familja e tij e ngushtë ose miqtë ose rrethi në të cilin ai person punon, nëse mund të ketë ndodhur ndonjë humbje. Disa njerëz ndihen më të relaksuar dhe sillen dhe kthehen në normalitet më lehtë, por ekziston një kategori njerëzish që ndoshta sepse ende përballen me pasoja të caktuara që Kovid-19 lë për një kohë të gjatë, ende kanë një këmbëngulje të fortë të frikës mbase ata i respektojnë masat dhe sillen në mënyrë më obsesive dhe se procesi i kthimit nuk është aq i thjeshtë për ta”, tha Haxhivanova dhe shprehu shpresë se do të arrijmë disi të kthehemi në normalitet.

Por, siç shpjegoi, koha do të jetë diagnostikimi më i mirë se çfarë do të ndodh saktësisht.

“Shpresoj se do ta arrijmë sa më shpejt të jetë e mundur në fundin e kësaj krize pandemike. Çdo krizë si dhe kjo krizë pandemike sjell një sërë ndryshimesh dhe disa prej tyre mund të zgjasin më gjatë – po flas për ndryshime në njerëzim, për ndryshime në funksionim. Në nivelin e shprehive, mund të ketë disa njerëz që mund t’u përmbahen zakoneve të caktuara ose të sillen në mënyrë më obsesive për sa i përket higjienës ose ndoshta për sa i përket mënyrës së përshëndetjeve të afërta dhe të ngjashme. U përballëm me një virus të panjohur të habitshëm që shkaktoi një numër të madh të viktimave dhe kjo ngjall frikë të madhe që pritet, një pasiguri ekzistenciale, ankth, panik, ankth, kujdes të përshkallëzuar për shëndetin e tyre, jetën dhe kujdesin për familjen më të afërt”, shtoi Haxhivanova.

Related posts

Xhaferi për Srebrenicën: Kurrë mos harrohet, që kurrë mos përsëritet

D V

Radev: Maqedonia e Veriut duhet t’i respektojë të drejtat e njeriut

D V

Nevzat Bejta në prag të zgjedhjeve lokale fletë turqisht “Ortak misyonumuz istediğim Gostivar için, hayırlı uğurlu olsun” !

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More