Agjencia Zhurnal.mk.

DPHM paralajmëron valë të të ftohtit, me reshje më të rrëmbyeshme, erë të përforcuar dhe borë

Shkup, 9 janar – Nga fundi i ditë dhe gjatë natës në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje më të rrëmbyeshme të cilat në viset më të larta do të jenë me borë, kumtoi DPHM.

Nesër do të përqendrohen vranësirat dhe reshjet më të rrëmbyeshme, lokalisht mbi 25 litra në metër katror, të cilat në pjesët perëndimore dhe veriore, si dhe në viset më të larta do të jenë kryesisht me borë. Do të formohet shtresë e re bore, posaçërisht në pjesët perëndimore (edhe në Pollog edhe në Pellagoni). Reshje të kohëpaskohshme të borës do të ketë edhe në disa pjesë të Fushëgropës së Shkupit.

Do të fillojë të fryjë erë e matur veriore e cila të martën dhe të mërkurën do të përforcohet.

Reshje lokale të kohëpaskohshme të borës do të ketë të martën, ndërsa nga e mërkura moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, vende-vende edhe nën -10 gradë, ndërsa edhe të ditës në disa vende do të jenë nën zero.

Related posts

Tre avion për shuarjen e zjarreve por vetëm një pilot, ja me çka disponon gjithë vendi

Xh M

Në Poroj të Tetovës u varros trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari

Xh M

Musa Xhaferi: Zona 5, do të jetë lokomotiva e fitores së Frontit Europian

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy