Agjencia Zhurnal.mk.

Dovzhan: Shpresojmë se dialogu Sofje – Shkup do ta zhbllokojë rrugën drejt BE-së për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 21 shtator – Sekretari shtetëror slloven për çështje evropiane, Gashpar Dovzhan, i cili sot kryesoi me Këshillin për punë të përgjithshme të BE-së, tha se në takimin e sotëm të ministrave të BE-së është biseduar për kredibilitetin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

I pyetur nga MIA se si BE-ja planifikon ta përforcojë kredibilitetin e vet në rajon duke pasur parasysh bllokimin bilateral të imponuar nga ana e Bullgarisë për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, Dovzhan tha se sot ministrat nuk biseduan hollësisht për këtë çështje por shfaqi shpresë se kontesti do të zgjidhet në mënyrë që të mund të miratohet korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Bullgaria e bllokoi kornizën negociuese për vendin për shkak të insistimit të imponohet referenca për “interpretim të gabueshëm të historisë”, ndaj çka kundërshtojnë disa vende anëtare dhe Maqedonia e Veriut.

“Nuk mundemi në takim si ky të zgjidhim çështje bilaterale që e frenojnë zgjerimin”, tha Dovzhan për takimin e sotëm ministror, por theksoi se vendet anëtare këmbyen mendime për temën si dhe për zgjerimin në përgjithësi.

Sekretari shtetëror slloven konsideron se në pjesën më të madhe çështjet do të hapen në Samitin e ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor  më 6 tetor.

“Shumë gjëra do të diskutohen atje, por ky nuk është samit për zgjerim, paralajmëroi sekretari shtetëror se në samit do të bisedohet se si BE-ja e ndihmon dhe bashkëpunon me rajonin dhe si më tutje të vazhdojë ta bëjë atë në mënyrë të suksesshme në fushën e tranzicionit të gjelbër, digjitalizimit, lidhshmërisë, të rinjve.

Dovzhan tha se të gjithë në BE shpresojnë se dialogu Sofje – Shkup do të japë rezultate.

“Të gjithë shpresojmë se dialogu Sofje – Shkup do të na çojë drejt zgjidhjes e cila do t’i mundësojë Maqedonisë së Veriut të shkojë përpara dhe të miratohet korniza negociuese”, tha Gashpar Dovzhan.

Related posts

Gashi nga Berlini: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

Taravari nga Berlini: Votoni rotacionin politik që duhet të ndodhë në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

Izet Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky