Agjencia Zhurnal.mk.

Dorëzohet materiali zgjedhor në komisionet komunale zgjedhore në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër

Kumanovë, 15 tetor – Komisionet zgjedhore komunale nga Kumanova, Likova dhe Nagoriçani i Vjetër përfunduan me përgatitjet për votimin e nesërm të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, të infektuarit me Kovid-19 dhe të dënuarit, kumtuan sot kryetarët e tre komisioneve zgjedhore.

 

Në Komisionin komunal zgjedhor Kumanovë, ka arritur edhe materiali i besueshëm zgjedhor dhe aparatet për shenja të gishtave.

“Nesër do të votojnë 49 të sëmurë nga Kovid-19, 109 të sëmurë dhe të pafuqishëm, 38 persona të dënuar në burgu e Kumanovës dhe dy persona në shtëpinë për pleq ‘Zafir Sajti'”, deklaroi kryetarja e KZK Kumanovë, Brankica Dimkoviq.

Edhe në KZK Likovë ka arritur materiali i besueshëm dhe aparetet për shenja të gishtave, tha kryetrja e KZK-së, Ajshe Demiri dhe informoi se neësr do të vtojnë 256 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Në Nagoriçan të Vjetër gjithçka është gati për votimin e nesërm, janë paraqitur 11 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe një i rezultuar pozitiv me kovid-19, kumtoi kryetari i KZK-së, Marjan Daillovski. 

Related posts

Ekskluzive/ Vullnet Murseli kandidat i ASH-AA për Tetovën

D V

Komunikacioni mesatar, nuk ka pritje më të gjata në vendkalimet kufitare

D V

Tragjedia në Tetovë: 26 pacientë kanë qenë të hospitalizuar gjatë shpërthimit të zjarrit, 14 kanë ndërruar jetë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More