Agjencia Zhurnal.mk.

Dorëhiqet Nafie Selmani nga Alternativa

Shkup, 20 dhjetor – Anëtarja e Alternativës dhe këshilltarja në Komunën e Çairit, Nafie Selmani, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar, ka informuar se në mbledhjen e fundit të kryesisë qendrore të partisë, ka dhënë dorëheqje nga çdo angazhim në parti.

 

Më posht ju sjellim postimin e plotë të saj:

Nuk kam reaguar deri në këtë moment, e bindur se megjithatë e keqja më e madhe e shqiptarëve është BDI, e duke mos dashur edhe ta dëmtoj dikë më pak fajtor!

Mirëpo, të thuhet se në Alternativë nuk ka pasë kuadro nga radhët e grave, e të flitet për njëfarë potenciali, është turp i pafalshëm. Pa dashur të bëj krahasime mes burrave dhe grave në atë parti, po them vetëm se mjafton të shikohet lista e të sapo zgjedhurve dhe të bindemi se nuk është aspak e vërtetë se kjo parti nuk ka gra të cilat njësoj, bile shumë më mirë se burrat e zgjedhur tashmë, do i kryenin detyrat e përgjegjësitë në ato funksione!

Me këtë rast, miqtë e mi, e para së gjithash mbështetësit e mi, i informoj se që në mbledhjen e fundit të Kryesise Qendrore kam dhënë dorëheqje nga çdo rol dhe angazhim në partinë Alternativa! Dhe, një nga arsyet kryesore për dhënien e dorëheqjes time është pikërisht mospërfaqësimi i grave në ekzekutiv!

Dhe, për fund me duhet të them se fatmirësisht e falë disa normave juridike/kushtetuese, por edhe imazhi përpara ndërkombëtarëve bën që të paktën simbolikisht gruaja shqiptare të jetë e përfaqësuar në jetën politike. Ndryshe, sa për partitë tona, ndoshta edhe e drejta e votës do t’i mohohej gruas shqiptare!

Related posts

Në Dibër nesër fillon vaksinimi për gripin sezonbal të 100 personave që janë paraqitur të parët

D V

Analizë/ Çfarë e pret Maqedoninë nëse nuk rrëzohet Qeveria? A pritet destabilizim i situatës?

N E

Simovski: Numri i personave që refuzuan të regjistrohen është minimal

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More